INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maqedoni, Parlamenti pritet të votojë sot ndryshimet kushtetuese për emrin

Maqedoni, Parlamenti pritet të votojë sot ndryshimet kushtetuese për emrin

Publikuar më: 09:28 19-10-2018

Ndryshimet kushtetuese për emrin e ri Maqedonia e Veriut pritet të hidhen sot në votim në seancën e Kuvendit, pas tre ditëve debat. "Partitë e maxhorancës dhe optimizmi i kryeministrit Zoran Zaev është se do të mund të sigurohen 80 deputetë për të votuar pro ndryshimeve kushtetuese, megjithatë nga VMRO-DPMNE kanë thënë se grupi i tyre parlamentar nuk do të mbështesë këto ndryshime që e ndërrojnë emrin kushtetues të vendit", shkruan INA. Në mesditë fillon seanca, kur pritet të diskutojnë edhe 16 deputetë, gati të gjithë të maxhorancës, pasi VMRO-DPMNE tërhoqi fjalimet e deputetëve të saj me arsyetimin për të mos humbur kohë. Koalicioni i partive në pushtet duke llogaritur edhe votat e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA ka 72 deputetë, por për ti hapur rrugë ndryshimit të Kushtetutës duhen 80 deputetë, çka i bie që 8 deputetë të jenë nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së. Nëse draft-propozimi i përbërë prej disa amendamenteve nuk merrë dritë jeshile në Kuvend, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Article Logic
Execution time: 0.0048379898071289