INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thirrja e politikës për shqiptarët e Maqedonisë: Votoni të djelën të ardhmen drejt BE-së

Thirrja e politikës për shqiptarët e Maqedonisë: Votoni të djelën të ardhmen drejt BE-së

Publikuar më: 15:35 29-09-2018

Nesër mbahet referendum për emrin e ri të Maqedonisë. Pas deklaratave të krerëve më të lartë europianë dhe amerikanë tani gjithçka është në dorë të votuesve maqedonas. Mësohet se sot kanë votuar të burgosurit. Ndërsa të dielën fjalën e fundit do ta thonë qytetarët. Edhe politikanët shqiptarë, Edi Rama dhe Sali Berisha i kanë bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë të marrin pjesë në votim, pasi vendim do t’i bashkojë ata me familjen europiane dhe Naton.

"Nesër është dita kur çdo shqiptar duhet të dalë në votim dhe të votojë për Maqedoninë Europiane, të gjeneratës tjetër të dy popujve që e kanë formuar atë shtet dhe dy anët e të së njëjtës medalje. Kush nuk shkon në votim faktikisht tradhton fëmijët e vet dhe gjeneratën tjetër të shqiptarëve dhe maqedonasve", tha Rama nga Korça.

Ndërsa Berisha në FB shkuan: “U bëj thirrje qytetarëve me origjinë shqiptare të Maqedonisë së Veriut, të marrin pjesë dhe të votojnë PRO në këtë referendum, si një shans i vërtet historik për të firmosur me votën e tyre për të ardhmen me të shkëlqyer për veten dhe fëmijët për anëtarsimin në NATO dhe Bashkimin Europian!”

 

Article Logic
Execution time: 0.0033118724822998