INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadorja franceze: Kryeprokurorit i ka mbaruar mandati

Ambasadorja franceze: Kryeprokurorit i ka mbaruar mandati

Publikuar më: 15:20 10-12-2017

Edhe ambasadorja franceze Christine Vasak, nga qyteti i Korçës ka komentuar çështjen e kryeprokurorit të përgjithshëm, duke e konsideruar si të përfunduar mandatin bazuar edhe në Kushtetutën e Shqipërisë.

Diplomatja franceze ka preferuar që të mos japë një koment të drejtpërdrejtë lidhur me ecurinë e reformës në drejtësi, duke u shprehur se ky është një gjykim që do të bëhet nga disa vende dhe institucione.

“Kushtetuta shqiptare përcakton kohëzgjatjen e një mandati. Mandati i kryeprokurorit të përgjithshëm përfundon sipas Kushtetutës dhe autoritetet kompetente janë ato që duhet të vendosin. Është një vlerësim që duhet të bëhet nga të gjithë shtetet anëtare të BE-së. Është një dëshirë e madhe e popullit që të bëhet pjesë e BE-së, Shqipëria është kandidate nga viti 2014, tani ka ardhur momenti të presim vendimin e institucioneve dhe autoriteteve europiane për hapjen e negociatave, por nuk duhet të nxitohemi. Kjo analizë do të bëhet duke u bazuar në sistemin e drejtësisë në Shqipëri”, tha Vasak.

Article Logic
Execution time: 0.0037798881530762