INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasada e SHBA-së në ndihmë të viktimave të dhunës

Ambasada e SHBA-së në ndihmë të viktimave të dhunës

Publikuar më: 17:20 07-12-2017

Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një njoftimi zyrtar thotë se gjithkush që do të emigrojë drejt SHBA për të jetuar përgjithmonë duke ndjekur sigurisht ligjet e emigracionit, është i mirëpritur dhe se Shtetet e Bashkuara të gjitha viktimat e dhunës në familje, pavarësisht statusit të tyre të imigrimit, do ti ndihmojnë.
“Ne duam që ju të dini, në të gjitha rrethanat, dhuna në familje, sulmet seksuale dhe abuzimi i fëmijëve janë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara dhe që të gjithë njerëzit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës garantohen me ligj mbrojtje nga abuzimi. Të gjithë viktimat e dhunës në familje, pavarësisht nga statusi i imigracionit, mund të kërkojnë dhe të marrin ndihmë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Lexoni këtë link i cili ju tregon edhe se si mund të aplikoni e të përfitoni nga kjo ndihmë e SHBA. https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/visa-information-resources/imbra.html

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658