INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi i UNESCO-s, Shqipëria po humb kapitalin njerëzor në shumë se çdo vend në Europë

Alarmi i UNESCO-s, Shqipëria po humb kapitalin njerëzor në shumë se çdo vend në Europë

Publikuar më: 11:26 16-09-2019

Shqipëria po humb kapitalin njerëzor. Ky është alarmi që ngre UNESCO që ka renditur vendin tonë mes 10 shteteve me numrin më të lartë të intelektualëve të larguar jashtë. UNESCO ka analizuar dhe dëmët që i sjell një vendi largimi i elitës.

Studimi gjeti se, shkalla e emigrimit të personave të arsimuar në rreth 1 të 3-tën e 174 vendeve të marra në analizë është mbi 20%, kurse për Shqipërinë shifra është më e lartë 26%.
Shqipëria dhe Malta renditen me përqindjen më të lartë të emigrimit të personave të arsimuar, ndërsa shtete e tjera të prekura nga ky fenomen janë kryesisht në Afrikë, të tilla si Eritrea, Grenada, Haiti dhe Sri Lanka.
Sipas analizës së ekspertëve të UNESCOS, braktisja e vendit në këto nivele të larta do të ketë pasoja të rënda për zhvillimin ekonomik. Gjithashtu vendet e varfra me emigracion të lartë të personave të arsimuar vuajnë edhe nga keqpërdorimi i fondeve publike për arsimin dhe shumë sektorë të tjerë mbeten të pazhvilluar.
Emigrimi i shqiptarëve të arsimuar është rritur me 223% krahasuar me vitin 2000 dhe 2001. Kjo rritje ishte më e lartë se emigrimi për pjesë të tjera të popullatës me nivele më të ulta të arsimit.

Article Logic
Execution time: 0.0039119720458984