INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kukan zbeh shpresat që Shqipëria të nis negociatat me BE-në: Skenar pak realist

Kukan zbeh shpresat që Shqipëria të nis negociatat me BE-në: Skenar pak realist

Publikuar më: 15:02 28-08-2019

“Maqedonia e Veriut mund të marrë një datë për fillimin e negociatave në vjeshtë, ndërsa ky skenar është më pak realist për Shqipërinë”. Kështu shkruajne mediat e huaja duke iu referuar një interviste të dhënë nga ish-deputeti i Parlamentit Evropian Eduard Kukan.

Në një intervistë për SFPA, Kukan, i cili kryesoi Grupin Punues të Ballkanit Perëndimor gjatë kohës së tij në PE, shpjegon se Maqedonia e Veriut ka vite që i plotëson kriteret, por Unioni po e shtyn hapjen e negociatave.

Nga ana tjetër, ndërsa  është i vetëdijshëm se Tirana po pret edhe një hap të ngjashëm, Kukan beson se situata Shqipëria është krejtësisht e ndryshme.

“Shqipëria duhet të zbatojë një reformë të madhe gjyqësore, opozita ka bojkotuar parlamentin dhe, mbi të gjitha, shqiptarët nuk mund të gjejnë kompromis”, theksoi ai, duke shtuar se do të ishte joreale që Shqipëria të merrte një datë konkrete për momentin.

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432