INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm infermierët, edhe studentët shqiptarë drejt Gjermanisë, por çfarë duhet të dinë?

Jo vetëm infermierët, edhe studentët shqiptarë drejt Gjermanisë, por çfarë duhet të dinë?

Publikuar më: 13:41 28-08-2019

Tani është koha e duhur kur shumë të rinj zgjedhin të studiojnë në Shqipëri apo preferojnë të zgjedhin universitete të huaja.Edhe në këtë aspekt Gjermania nuk është vetëm një vend i preferuar për të punuar por edhe për studentët shqiptarë mbetet zgjedhja më e mirë edhe për të studiuar.Në një intervistë për Deutsche Welle ekspertja e German Academic Exchange Service Antje Schlamm shpjegon vështirësitë dhe si mund të orientohen studentët shqiptarë në Gjermani.

"Në Gjermani kërkohet shumë vetëorganizim e vetëiniciativë, që ndoshta nuk gjenden aq shumë të ankoruara në traditën arsimore në Shqipëri.Për shembull si të bësh gati vetë planin e orëve të studimit, që nuk të jepet gati, por që përpilohet sipas interesave të studentit.Edhe çështje praktike të jetës luajnë një rol të rëndësishëm.Për shembull si të gjesh banesën, Në qytetet e preferuara për studime nuk është aq e lehtë të gjesh një apartament, prandaj duhet të përgatitesh me kohë" shprehet ekspertja. 

Ekspertja shpjegon se pjesa më e madhe e studentëve zgjedhin shkencat inxhinierike, mjekësi por edhe shkencat juridike, ekonomike e ato sociale.Schlamm nënvizon se studentët duhet të informohen për rregullat e marrjes së lejes së qëndrimit dhe duhet të vërtetojnë se e kanë të siguruar jetesën.Sa i përket tarifave, a duhet të paguajnë studentët që vijnë nga vende jo anëtare të BE-së?

"Tarifa studentore ka për studentët në landin Baden-Vyrtemberg, aty studentët e huaj duhet të paguajnë një kuotë 1.500 Euro në semestër. Në landet e tjera gjermane nuk e kemi këtë tarifë. Sigurisht ka një tarifë regjistrimi në universitete, afërsisht 100-300 Euro në semester" nënvizon Shlamm.

Këshilla që ekspertja u jep studentëve është që të jenë të hapur të mos e shohin vetëm arsimimin si vetëm nevojë profesionale por edhe të përjetojnë një tjetër diversitet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031859874725342