INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arratisje e përsëritur, dy të dënuar shqiptarë i largohen burgut grek

Arratisje e përsëritur, dy të dënuar shqiptarë i largohen burgut grek

Publikuar më: 16:26 28-08-2019

Katër të dënuar u arratisën sot nga burgu i Tirinthas në Greqi. Mediat fqinje raportojnë se katër të burgosurit, përkatësisht dy shqiptarë, një egjiptian dhe një maroken, u konstatuan se ishin zhdukur gjatë drekës së kësaj të mërkure. 

Emrat e të arratisurve nuk bëhen të ditura. Grupi hetimor po punon për zbulimin e rrethanave të arratisjes dhe për t’i kapur ata. Ky është rasti i dytë në të njëjtin burg që regjistrohet një ngjarje e tillë pasi më 7 qershor, Yiannis Michailidis u arratis.

Michaelides u dënua me 23 vjet e 9 muaj burg, pas një përleshjeje me armë me policinë në Pefki, gjatë së cilës u plagosën dy oficerë policie dhe një i ri.

Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059