INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A pati shtrëngim duarsh? Ilir Meta ‘bashkohet’ me maxhorancën

A pati shtrëngim duarsh? Ilir Meta ‘bashkohet’ me maxhorancën

Publikuar më: 10:04 16-09-2019

Konferenca e Pezës ka bërë bashkë sot Presidentin Ilir Meta me një pjesë të deputetëve të maxhorancës.

Në një aktivitet për 77- vjetorin e kësaj dite, Presidenti Meta, kryebashkiaku Erion Veliaj, zv/kryeministri Erjon Braçe dhe deputetë të PS janë bërë bashkë. Është mësuar se, përpara fillimit të aktivitet Presidenti Meta dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë shkëmbyer edhe përshëndetje me njëri-tjetrin.
Në fjalën e tij Presidenti Ilir Meta deklaroi se Konferenca e Pezës veç histori është dhe amanet. Sipas tij “Është koha për të forcuar bashkëpunimin duke lënë mënjanë interesat afatshkurtra që e ardhmja europiane të jetë më e afërt”.

Article Logic
Execution time: 0.0032410621643066