INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banka Botërore i tërheq sërish ''veshin'' Shqipërisë! Këtë herë bëhet fjalë për…

Banka Botërore i tërheq sërish ''veshin'' Shqipërisë! Këtë herë bëhet fjalë për…

Publikuar më: 09:58 22-08-2019

Borxhi publik që po mbyt vendin ka detyruar Bankën Botërore që t’i tëheqë sërish ‘veshin’ Shqipërisë. Sipas saj vendit tonë do t’i duhet më shumë angazhim për zbatimin e rregullave fiskale që ndikojnë në uljen e borxhit dhe mbajnë nën kontroll deficitin. Ai aktualisht është 8.6 miliardë euro. Kjo këshillë vlen në rajon dhe për Malin e Zi. Një dokument i Departamentit Makroekonomik pranë Bankës Botërore trajton në veçanti rregullat fiskale në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe aty është shkruar qartë që këto vende meqë janë të ndryshëm në shumë aspekte duhet që të aplikoje rregulla të veçanta për të arritur të njëjtin qëllim. Të ulin borxhin publik.
Aktualisht Shqipëria dhe Serbia janë në majë të renditjes për borxh të lartë publik. Vendi ynë ka detyrimin që të ulë borxhin publik në nivelin 45% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në raportin e Bankës Botërore sqarohet se objektivi i borxhit të Shqipërisë është i matur, por rregulli për borxhin nuk siguron ndonjë shpejtësi të veçantë për të shkuar drejt shlyerjes së tij.
Shqipërisë do t’i duhet që të ketë çdo vit një suficit prej 0.8% të PBB-së për të arritur objektivin e saj të borxhit prej 45% deri në vitin 2025.
Këtë vit në rajon është vlerësuar më shumë Maqedonia që e ka marrë më seriozisht se të tjerët shlyerjen e borxhit publik.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042698383331299