INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzohet se tjetërsoi pronat, arrestohet kryebashkiaku i Lezhës

Akuzohet se tjetërsoi pronat, arrestohet kryebashkiaku i Lezhës

Publikuar më: 13:51 16-03-2018

Arrestohet kreu i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj.

Pas hetimeve  të nisura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda  dyshohet se ka shpërdoruar detyrën e në bashkëpunim me persona të tjerë kanë tjetërsuar prona.

Mësohet se Prokuroria ka lëshuar 23 urdhërarreste. 5 persona janë arrestuar dhe 18 janë në kërkim

Të Arrestuar:

Fran Frrokaj Kryetar Bashkie Lezhë
Enver Hafizi Nën/kryetar Bashkie Lezhë
Gjelina Bacaj Ish drejtoreshë e Hipotekës
Eduart lekaj Jurist te Hipoteka
Armando Dakaj Jurist të Hipoteka

Mësohet se Frrokaj akuzohet për tjetërsim të pronave në Lezhë e falsifikim dokumentesh.

Frrokaj u zgjodh në 2015 Kryetar i Bashkisë Lezhë, si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Një hetim i ngjashëm për të njëjtën cështje: tjetërsim prone, shpërdorim detyre i nisur nga Prokuroria në bregdetin e Spillesë coi në shoqërimin e 23 personave, zyrtarë dhe biznesmenë.

Mes zyrtarëve të akuzuar për tjetërsim prone ishte dhe kryetari i Bashkisë Rrogozhinë Beqir Nuredini të cilit iu ndalua dalja jashtë shtetit si dhe u vendos masa e detyrimit për paraqitje.

Edhe në Lezhë mësohet se ka ndodhur e njëjta skemë abuzimi me pronat, duke falsifikuar dokumentet e kthyer tokat ranishte në toka bujqësore me pronarë ku do të ndërtoheshin biznese të ndryshme.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034120082855225