INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Abuzimi me pronat në Lezhë, lista e 23 të akuzuarve, mes tyre edhe një futbollist

Abuzimi me pronat në Lezhë, lista e 23 të akuzuarve, mes tyre edhe një futbollist

Publikuar më: 15:25 16-03-2018

Të tjera detaje dalin në dritë lidhur me operacionin e zhvilluar në Lezhë, ku këtë mesditë u arrestua kryetari i Bashkisë Fran Frrokaj dhe të tjerë zyrtarë të akuzuar se kanë abuzuar me pronat.

Mësohet se nga 23 urdhër arreste janë ekzekutuar 8 prej tyre, 15 persona janë ende në kërkim.

Mësohet se në listën e 23 personave të akuzuar është edhe futbollisti i Vllaznisë, Renato Malota. Ndërkohë ndaj 5 zyrtarëve është dhënë masa shtrënguese për mos të lëvizur nga shtëpia.

Lista e Plotë

1-Frran Frrokaj, kryetar i Bashkisë (I arrestuar)

2-Enver Hafizi nënkryetari i Bashkisë (I arrestuar)

3 Gjelina Bacaj, punonjëse e kadastrës (E arrestuar)

4-Juxhina Mema, specialiste katadastre

5-Ardenis Haxhia jurist (I arrestuar)

6- Gjon Doka kryetar i këshillit qarkut ( I arrestuar)

7-Dilaver Neli Specialist (I arrestuar)

8-Eduard Leka, ish-sekretar i komunës Shëngjin

9-Artan Djella, ish regjistrues

10-Ermando Jakaj, jurist

11-Enkelejd Zefi, inxhinier ndertimi hartograf (I arrestuar)

12- Bledar Cara, jurist

13-Marte Gjergji, topografe

14-Frrok Frroku

15-Ndue Frroku

16-Gjin ose Vasil Frroku

17-Martin Frroku

18-Lekë Frroku

19-Vasil Gjoni

20-Pjetër Gjoni (I arrestuar)

21-Zef Gjini

22-Renato Malotaj ( futbollist i Partizanit)

23-Luigj Palokaj topograf

Personat e mësipërm akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Mësohet se hetimet kanë nisur shtatorin e kaluar, kur me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Lezhës vendosi sekuestron mbi një sipërfaqe trualli prej 285 mijë metrash katrorë në bregdetin e quajtur “Rana e Hedhun”, në Shëngjin.

Prokuroria dyshon se sipërfaqja në fjalë është përvetësuar nga disa persona përmes falsifikimit të dokumenteve, duke ia shitur atë më pas personave të tjerë. 

Article Logic
Execution time: 0.0037782192230225