INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Abuzimin me tokat në bregdet një tjetër person në pranga në Lezhë

Abuzimin me tokat në bregdet një tjetër person në pranga në Lezhë

Publikuar më: 09:24 28-03-2018

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim në bashkinë e Lezhës për dosjen e abuzimit me pronave. Mësohet se një tjetër person është arrestuar nga policia e Lezhës për abuzim me pronat, i cili ishte shpallur në kërkim. Në pranga u vu Nikoll Tinaj, 58 vjeç , banues në Ishull Shëngjin - Lezhë. Sipas të dhënave të uniformave blu mësohet se arrestimi i 58 vjetarit u bë në vijim të Operacionit “Ranishtja 4” ku u arrestuan 12 shtetas mes tyre edhe kryetari i bashkisë Lezhë, Fran Frokaj.
Njoftimi i Policisë:
“Ndaj 58-vjeçarit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim Nr.104 datë 26.03.2018, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Mësohet se Nikoll Tinaj është përfitues i sipërfaqeve të tokave nëpërmjet dokumentave të falsifikuara.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij hetimi që lidhet me tjetërsimin e pronësisë së sipërfaqeve të konsiderueshme në Lezhë.

Article Logic
Execution time: 0.0028870105743408