INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis gjyqi nga Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarëve, një prej tyre në spital

Nis gjyqi nga Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarëve, një prej tyre në spital

Publikuar më: 10:50 19-03-2018

Në Gjykatën e Lezhës ka nisur seanca dhe do bëhet rivlerësimi i masës së sigurisë ndaj Kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj dhe 10 zyrtarëve të tjerë. Mësohet se në sallë mungon Kreu i Këshillit të Qarkut, Gjon Ndoka, i cili sipas informacioneve të para ndodhet në spital, për shkak të problemeve shëndetësore. Ambjentet e Gjykatës së Lezhës janë blinduar nga forca të shumta policie, por dhe familjarë e shumë mbështetës të kryebashkiakut e zyrtarëve të tjerë, të cilët kërkojnë lirimin e tyre.

Frrokaj dhe 11 zyrtarë të tjerë u arrestuan 3 ditë më parë, pasi akuzohen për tjetërsim pronash në shumë zona të Lezhës, Shën Gjinit dhe Ranës së Hedhun. Por janë lajmëruar dhe arrestime të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499