INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Siracusa. Vrau të dashurën dhe e hodhi në pus. Autori pranon krimin: Po e vrava unë Laurën

Siracusa. Vrau të dashurën dhe e hodhi në pus. Autori pranon krimin: Po e vrava unë Laurën

Publikuar më: 11:40 19-03-2018

Një krim i rëndë ka tronditur zonën e Canicattini Bagni në Siracusa të Italisë. Laura një 20-vjeçare u gjet e hedhur në pus pasi më parë ishte qëlluar disa herë me thikë. I dashuri i vajzës Paolo Cugno 26 vjeç me të cilin ajo kishte një fëmijë pranoi se është ai autori i krimit.
Ngjarja
Të shtunën në orën 19:00, çifti i ri e la fëmijën tek gjyshi i Laurës dhe shkuan në një shëtitje në fshat. Pas 2 orësh gjyshi telefonoi mbesën pasi fëmija ishte i uritur, por telefoni dilte i fikur. Ai nuk arriti të kontaktonte as me Paolo dhe kërkoi ndihmë tek familja e tij. Prindërit e fëmijëve shkuan në kazermat e policisë të alarmuar ndërsa kërkimet zgjatën deri në orën 5 të mëngjesit në rrugët e vendit dhe në periferi. Policia kontrolloi fushat pranë Canicattinit pa gjetur ndonjë shenjë të dy të rinjve, po ashtu u zhduk edhe makina e tyre. Në orën 7 të mëngjesit, kur babai i Paolo, fermer, shkoi në fshat takoi në një rrugë të qarkut Tradituso djalin.   Me të mbërritur në kazermat e policisë, Paolo qëndroi në heshtje absolute gjatë gjithë ditës.  Ai nuk foli gjatë marrjes në pyetje. Vetëm pak pas orës 10 të darkës, djali pranoi se e kishte vrarë partneren e tij duke e therur me thikë dhe më pas trupin e hodhi në pusin që ndodhet në rrethin Stallaini. Polica shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes ku gjeti thikën dhe bluzën e gjakosur të vrasësit. Trupi i Laurës u gjet brenda në pus. Banorët e Canicattini Bagni të shumtë në numër janë vendosur pranë kazermave të revoltuar. Që prej ditës së djeshme në vend ndihet zemërimi.

Article Logic
Execution time: 0.00372314453125