INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama uron ‘Mirëmëngjes’ me videon e ndryshimit nga skema ekonomike në punësim[VIDEO]

Rama uron ‘Mirëmëngjes’ me videon e ndryshimit nga skema ekonomike në punësim[VIDEO]

Publikuar më: 12:06 19-03-2018

Tashmë tradita e kryeministrit Rama ka ndryshuar paksa në motivin e zgjedhjes së tematikave për t’ju uruar “Mirëmëngjes” të gjithë ndjekësve të tij në facebook.

Ndonëse më parë kryeministri e hapte ditën duke postuar nga arritjet e Qeverisë që drejton, ka disa ditë që Rama poston video dhe foto duke treguar ndryshimin e qytetarëve që kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike dhe janë punësuar falë reformës së re për të ndihmuar qytetarët.

Ditën e sotme Rama e ka çelur duke përshendëtur ndjekësit e tij me një video ku pasqyron historinë e një zonje e cila dikur merrte ndihmë ekonomike prej 35 mijë lekësh të vjetra, ndërsa tani punon.

“MIRËMËNGJES dhe me fjalët e thjeshta të Fluturës që doli nga ndihma ekonomike dhe nisi punë pas shumë vitesh në pritje të 35 mijë lekëve të vjetra çdo fundmuaji, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në postimin e tij në facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0035111904144287