INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Francë, ndryshime në sistemin arsimor, 3-vjeç në shkollë

Francë, ndryshime në sistemin arsimor, 3-vjeç në shkollë

Publikuar më: 08:26 28-03-2018

Një ndryshim në sistemin arsimor pritet të ndodh në Francë. BBC shkruan se fëmijët në Francë do të fillojnë shkollën në moshën 3-vjeçare dhe jo më në atë 6-vjeçare. Kjo nismë është pjesë e reformave të reja të lajmëruara nga presidenti Emmanuel Macron.

Ndryshimi do ta bëjë Francën vendin me moshën më të ulët të fillimit të arsimit të detyrueshëm në Evropë. Por, kjo sidoqoftë do të prekë vetëm një numër të vogël fëmijësh, pasi shumica e familjeve franceze kanë zgjedhur që më herët t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë në moshën 3-vjeçare.

Presidenti francez tha se ndryshimi kishte si qëllim të reduktonte pabarazinë në edukim, pasi prindërit në zonat më të varfra të Francës dhe në territoret përtej detit janë më pak të predispozuar të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë në një moshë të hershme.

Ka pasur shumë debate se kur fëmijët duhet të nisin arsimimin e detyrueshëm. Një studim i publikuar në vitin 2015 zbuloi se fëmijët që fillonin shkollën më vonë ishin më pak hiperaktivë apo të pavëmendshëm në klasë.

Finlanda, Polonia dhe Estonia, tre nga vendet më të suksesshme në fushën akademike, e nisin shkollën në moshën 7-vjeçare. Por, fëmijët në këto vende zakonisht dërgohen në kopshte, ku mësojnë përmes lojrave. Në këto vende edhe klasat janë me një numër të vogël fëmijësh.

Ja kur e nisin shkollën në disa nga shtetet europiane ku pjesa më e madhe e nisin në moshën 6-vjeçare

Në Irlandën e Veriut e nisin në moshën 4-vjeçare

Në Qipro, Angli, Maltë, Wells, Skoci e nisin në moshën 5-vjeçare

Në Moshën 6-vjeçare në Austri, Belgjikë, Kroaci, Danimarkë, Çeki, Greqi, Gjermani, Hungari, Islandë, Itali, Litenshtein, Luksemburg, Holandë, Norvegji, Rumani, Slovaki, Zvicër, Spanjë, Turqi

7-vjeç në Bullgari, Estoni, Finlandë, Letoni, Lituani, Poloni, Serbi, Suedi

Article Logic
Execution time: 0.0035572052001953