INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Incidentet në Mitrovicë, DASH: Zgjidhni mosmarrëveshjet, kërcënojnë stabilitetin rajonal

Incidentet në Mitrovicë, DASH: Zgjidhni mosmarrëveshjet, kërcënojnë stabilitetin rajonal

Publikuar më: 10:12 28-03-2018

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert ka reaguar lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës ku u arrestua zytari serb Gjuriç të cilit i ishte ndaluar hyrja në Kosovë.

Nauert përmes një deklarate për shtyp thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë fuqishëm ngjarjet e së hënës në Mitrovicë, të cilat u tha në mënyrë të panevojshme rrisin tensionin dhe kërcënojnë stabilitetin rajonal.

“Ne ju bëjmë thirrje të gjithë palëve ta shmangin përshkallëzimin e mëtejmë të situatës, të veprojnë me qetësi dhe të t’i zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore. Për të krijuar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan, Kosova dhe Serbia duhet të fokusohen në normalizimin e raporteve përmes dialogut”, thuhet në deklaratë.

Më tej pohohet se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin të gjitha palët në bisedime.

Pas vendimit të arrestimit të Gjuriç Lista Serbe paralajmëroi se do të dalë nga qeveria e Kosovës.

Article Logic
Execution time: 0.0037078857421875