INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HEC-et në Valbonë, Gjykata rrëzon padinë e banorëve

HEC-et në Valbonë, Gjykata rrëzon padinë e banorëve

Publikuar më: 10:25 28-03-2018

Rrëzohet padia e 27 banorëve të Tropojës për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë.

Është ky vendimi që ka marrë Gjykata Administrative e cila përcakton se ndërtimi i HEC-eve do të vijojë.

Pak kohë më parë banorët kishin depozituar padinë në Gjykatë.

Ata janë shprehur kundër ndërtimit të HEC-eve pasi sipas tyre është duke u kryer një masakër ekologjike.

Banorët  thonë se ndërtimi i hidrocentraleve do të dëmtojë mjedisin dhe potencialin turistik në zonën e Alpeve Shqiptare.

Sipas tyre procedurat që kanë ndjekur Ministria Mjedisit dhe agjenci të tjera kanë çuar në dhënie lejesh që janë shkelur.

Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494