INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzohen për shpërdorim fondesh, në pranga zyrtarë dhe biznesmenë në Katania

Akuzohen për shpërdorim fondesh, në pranga zyrtarë dhe biznesmenë në Katania

Publikuar më: 12:12 16-03-2018

Tërmet në Katania ku DIA, drejtuar nga Renato Panvino, është duke kryer arrestimet ndaj funksionarëve publikë me një rol thelbësor në komunën e Katanias, por edhe biznesmenëve që janë të impenjuar në sektorin e Ekologjisë dhe Ambientit, të gjithë të akuzuar për shpërdorime fondesh në administratën publike, në një vlerë prej 350 milionë eurosh, raportojnë këtë mëngjes mediat italiane.

Ndërmjet të arrestuarve, janë specifikisht edhe dy funksionarë të administratës së sektorit ekologjik në Katania dhe një biznesmen që merret me trajtimin e mbetjeve, raporton neësbomb.al referuar medias italiane.

Operacioni i quajtur “Garbage affair”, ka parashikuar edhe kontrollet në banesat e tyre.

Sipas hetuesve, janë 6 personat e hetuar nga Dia e Katanias. Janë katër funksionarë dhe drejtues te sektorit të ambientit në Katania, që kanë bërë të mundur pagesa të shpejta dhe kanë vënë kontroll mbi biznesmenët në Ecocar, shoqëria që merret me perpunimin e plehrave. Akuzat janë për korrupsion.

Në banesën e një prej te hetuarve, Dia ka sekuestruar 20 mijë euro cash. Në qendër të hetimit janë 364 milionë euro që komuna e Katanias ka dhënë për mbledhjen e plehrave, tenderi për të cilën është zhvilluar tre herë, duke detyruar administratën që të lidhë kontratën me një xhiro prej 100 mijë eurosh në ditë.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219