INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuza e PD: Policia e inkriminuar, kthen shqiptarët në “dele të zeza”

Akuza e PD: Policia e inkriminuar, kthen shqiptarët në “dele të zeza”

Publikuar më: 16:12 25-09-2017

Opozita duket se ka vënë në shënjestër policinë e shtetit. Edhe në këtë sesion të ri parlamentar, gjatë veprimtarisë së komisioneve parlamentare deputetët demokratë kanë ngritur akuza të forta ndaj strukturave të policisë së shtetit. Është deputeti Flamur Noka ai që ka shënjestruar strukturat e policës.
Flamur Noka:
“Informacionin më të shpejtë dhe më të saktë e marrin strukturat e krimit të organizuar akoma pa e ditur as drejtori i policisë dhe as ministri. Një polici e tillë e ka të vështirë të ketë kuota të larta besueshmërie. Shqiptarët janë kthyer në dele të zezë të Evropës”.
Ka qenë kryetarja e komisionit Ermonela Felaj që i është kundërpërgjigjur akuzave të opozitës.
Ermenola Felaj:
“Ka një statistikë të Ministrisë së Drejtësisë, ka një statistikë të Policisë së Shtetit për krimin. Nëse do të bëjmë një ballafaqim serioz dhe real të të dhënave që na japin këto statistika do të arrinim në konkluzione më të drejta”.
Megjithatë Felaj u kujdes të përcjellë mesazhin e qartë, se debati në komisione nuk do të lejohet të dalë jashtë rendit të ditës, ashtu siç ndodh ën seancat parlamentare.

Article Logic
Execution time: 0.0038511753082275