INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëmshpërblimi nga aksidentet, merr fund ping-pongu me qytetarët

Dëmshpërblimi nga aksidentet, merr fund ping-pongu me qytetarët

Publikuar më: 16:05 25-09-2017

Janë me qindra qytetarë që vijojnë betejën ligjore me kompanitë e sigurimeve për dëmshpërblimin pas aksidenteve. Zgjasin me vite e fundi shpesh herë duket se nuk vjen. Sorollatja për të paguar dëmin që ju takon, shpesh bëhet e padurueshme nga qytetarët, e për pasojë kanë braktisur betejën për të marrë atë çka në të vërtetë ju takon. Edhe në ato raste kur drejtësia flet dhe përcakton dëmin financiar që i takon qytetarëve dëmshpërblimi shpesh herë vonon. Por më në fund qytetarët do të kenë një zyrë të posaçme për ankesa. Pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare është ngritur së fundmi një strukturë e re, një Drejtori për Mbrojtjen Konsumatore, e cila do të merret me trajtimin e ankesave të të siguruarve. Por përveç dëmshpërblimit një lajm i mirë për qytetarët është dhe përcaktimi i afatit të shqyrtimit të ankesave. Mësohet se dy do të jenë detyrat që do të ketë drejtoria e re për mbrojtjen konsumatorë, sipas rregullores së miratuat nga autoriteti i mbikëqyrjes financiare. Së pari Drejtori për mbrojtjen konsumatore do të monitorojë këto kompani që veprimtaria e tyre të kryhet në respektim të të drejtave dhe interesave të konsumatorit/investitorit. Dhe e gjithë kjo veprimtari kryhet në mënyrë transparente. Dhe së dyti do të kujdeset për edukimin financiar të konsumatorit dhe investitorit. Ndërkohë për të gjithë qytetarët që kanë një shqetësim të tillë, do të ketë dhe një numër kontakti si dhe adresë email dhe postare për të bërë denoncimin e çdo rasti.

Article Logic
Execution time: 0.0039098262786865