INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vret nipin për jashtëqitjen e qenit, xhaxhai e godet nipin me thikë 3 herë

Vret nipin për jashtëqitjen e qenit, xhaxhai e godet nipin me thikë 3 herë

Publikuar më: 15:58 25-09-2017

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, xhaxhai vret nipin me thikë përpara  prindërve të tij.

Për një çështje shumë të pavlerë xhaxhai vrau nipin 33-vjeçar. Skena e rëndë është parë edhe nga bashkëshortja, vajza dhe babai i viktimës, të cilët kanë pësuar tronditje të thellë psikologjike. I marrë në pyetje nga policia e Shkodrës, 62-vjeçari ka deklaruar: ‘Isha në gjendje të pirë dhe unë nuk e mbaj mend çfarë ka ndodhur në shtëpinë time. Nuk e di se çfarë ka ndodhur... di vetëm që kemi debatuar dhe s’mbaj mend nga rrëmuja që është bërë në kuzhinë.’

Xhaxhai kriminel është mjaftuar me justifikimin se ishte i pire, policia e ka arrestuar menjëherë Bujar Kuçin ku pritet të dalë në gjyq dhe të dënohet  për krimin e bërë.

Article Logic
Execution time: 0.0034661293029785