INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Plehrat” nesër në Parlament

“Plehrat” nesër në Parlament

Publikuar më: 16:22 25-09-2017

Në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese do të shqyrtohet të martën Dekreti i ish presidentit Bujar Nishani, i cili ktheu për rishqyrtim ligjin i cili i haoptë rrugë importit të mbetjeve të riciklueshme. Pas më shumë se një vit që Dekretri”fjeti” në sirtarët e Kuvendit, për shkak se maxhoranca e Kohësh u përça lidhur më këtë nismë ligjore, tashmë që socialistët kanë të vetëm shumicën kanë vendosur që të fusin menjëherë për shqyrtim Dekretin e Nishanit. Njoftimi është dhënë në faqen zyrtare të Kuvendit, ku është njoftuar rendi i ditës së veprimtarive të komisioneve.

Njoftimi i Kuvendit:
Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin
Ora 12.00
Në rend të ditës:
Shqyrtimi i dekreteve të Presidentit nr. 9765 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar”;dhe nr. 9769 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 93/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë”, të ndryshuar”.
Shqyrtimi i kësaj nisme do të bëhët në kohën kur socialistët kanë tërhequr një tjetër nismë ligjore të ndërmarrë në pranverë të këtij viti nga 3 deputetë socialiste, e cila lejonte importin e mbetjeve të riciklueshme. Mbetet për tu parë sjellja e shumicës gjatë ditës së martë. Ndërkohë që PD e LSI kanë paralajmëruar referendum popullor për këtë çështje.

Article Logic
Execution time: 0.0026199817657471