INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestuesit “i binden” Ben Blushit, emri i Eduard Shalsit shfaqet i pari në kazanet e plehrave [VIDEO]

Protestuesit “i binden” Ben Blushit, emri i Eduard Shalsit shfaqet i pari në kazanet e plehrave [VIDEO]

Publikuar më: 20:09 22-09-2016

Pas fjalimit të mbajtur nga deputeti Ben Blushi në seancën plenare ku kundërshtoi fuqishëm ligjin për importin e mbetjeve, duke theksuar se ky ligj është i sponsorizuar, vijnë reagimet e para të qytetarëve. Blushi tha se “Çdo deputeti që voton sot këtë ligj, duhet t’i shkruhet emrin në kazanin e plehrave të lagjes. Sepse ka ardhur koha, që çdo kazan të ketë një emër. Emrin e deputetit që e voton sot këtë ligj”.  Protestuesit i janë bindur “urdhrit” të Blushit, dhe emri i deputetit Eduard Shalsi, shfaqet i pari në kazanin e plehrave.

Ai ka qenë fytyra kryesore e PS-së në mbështetje të këtij projektligji dhe për këtë arsye është në qendër të sulmeve të shoqërisë civile dhe përdoruesve të rrjeteve sociale tashmë.

Article Logic
Execution time: 0.0039160251617432