INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blushi i kthehet ''zanatit'' të vjetër! Emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel[FOTO]

Blushi i kthehet ''zanatit'' të vjetër! Emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel[FOTO]

Publikuar më: 12:26 29-01-2018

Nga sot Ben Blushi do të jetë Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel. Vetë presidentja e kompanisë, Vjollca Hoxha e ka lajmëruar këtë emërim gjatë një komunikimi, që ka bërë me drejtuesit e departamenteve të Top Channel. Mësohet se ajo ka thënë: “Kam kënaqësinë të njoftoj të gjithë shikuesit dhe punonjësit e Top Channel se duke filluar nga sot Z.Ben Blushi do të jetë Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel. Si një gazetar, shkrimtar dhe politikan që ka vendosur pavarësinë dhe të vërtetën mbi çdo interes, jam e bindur se Z.Blushi do të ndihmojë Top Channel për të hapur një cikël të ri komunikimi dhe informimi me të gjithë dashamirësit tanë në krejt hapësirën shqipfolëse. Dua t’i siguroj të gjithë se Top Channel i mbetet besnik parimeve tona si një media e lirë, e pavarur dhe profesionale, e cila ka qenë, është dhe do të jetë përherë në shërbim të së vërtetës dhe lirisë së informimit”.

Lajmi është konfirmuar dhe në faqen zyrtare në internet të Top Channel.

blushiiii.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030550956726074