INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish ndryshime në Top Channel, Ben Blushi bën lëvizjen e bujshme, reagon “i larguari” [FOTO]

Sërish ndryshime në Top Channel, Ben Blushi bën lëvizjen e bujshme, reagon “i larguari” [FOTO]

Publikuar më: 23:40 23-02-2018

Pas emërimit si drejtor i përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi ka bërë lëvizjen e radhës. Blushi ka vetëm pak javë që ka marrë postin e lartë të Drejtorit të Përgjithshëm, pasi u largua nga partia LIBRA dhe me ardhjen e Ben Blushit në drejtim, shumë prej zgjedhjeve provizore të Vjollca Hoxhës, po zëvendësohen.

Lëvizja e fundit nga Blushi mësohet se ka të bëjë me Endri Xhafon, drejtori i komanduar i lajmeve, vënë me urgjencë pas largimit të Ballës, ish drejtor i lajmeve të TCH, tani gazetar i Vizion Plus. 

Por pas këtij lajmi që po qarkullon në mediat në vend, ka reaguar vetë Endri Xhafo duke thënë se është ende në Top Channel dhe e ka mendjen top për të mos lëvizur.

 

xhafo.png

Megjithatë mediat, raportojnë se Xhafo mund të jetë producent i lajmeve të TCH tani e tutje.

Article Logic
Execution time: 0.0033228397369385