INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Mbetjet”, mbeten jashtë? [VIDEO]

Publikuar më: 16:49 01-03-2017

Mbetjet që hyjnë në Shqipëri janë më shumë se kurrë në vëmendjen e mediave, edhe atyre ndërkombetare madje. A kanë hyre apo jo mbetje kimike në vendin tonë? Ndërsa dilema vazhdon, mazhoranca duket se është tërhequr pa afat nga ligji që do të lejonte importin e mbetjeve në Shqipëri. 

A do të miratohet gjatë kësaj legjislature nisma e 3 deputetëve të mazhorancës, e cila i hap rrugë lejimit të importit të mbetjeve të riciklueshme? Kjo pyetje nuk ka një përgjigje as nga vetë nismëtari Eduart Shalsi. I pyetur nga IN Tv, Shalsi thotë se po punohet për këtë draft ligjor, ndërsa ende nuk ka një afat se kur do të kalojë në kuvend.
Pyetje:
“A do kalojë në këtë legjislaturë kjo nismë? “
Eduart SHalsi:
“Këtë nuk di ta them”.
Po ajo që di të thotë Eduart Shalsi është se shumica është konsultuar me të gjitha grupet e interesit, ndërsa amendimet e tyre po shqyrtohen nga një grup pune.
Që prej verës së vitit të shkuar, nisma e deputetit Eduart Shalsi sëbashku me dy deputetë të tjerë të shumicës për lejimin e importit të mbetjeve ka sjellë debate në opinionin publik. Kthimi mbrapsh nga Presidenti i Republikës, rihapi diskutimin mes grupeve të interesit, ndërsa shoqëria civile pas shumë protestash ka paralajmëruar referendum kundër tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035867691040039