INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ekskluzive/ Eduart Shalsi “negociata” me protestuesit

Publikuar më: 16:59 22-09-2016

Shoqatat e ambjentalistëve kanë qëndruar për orë të tëra përpara Parlamentit, duke protestuar kundër nismës ligjore, e cila i hap dritën jeshile për importin e mbetjeve. Nuk janë lodhur për disa orë, ndërsa në mesditë, larg syrit të kamerave ata janë “vizituar” nga deputeti firmëtar i kësaj nisme Eduart Shalsi. Në një bisedë, e cila dukej më shumë se sa negociata mes tyre, Shalsi ka  tentuar që ti bindë ata se nisma nuk do të lejojë hyrjen në territorin shqiptar e asnjë mbetjeje të rrezikshme. In ekskluzive ka mundur të fiksojë këtë moment, të cilën ju ftojmë dhe ju që ta ndiqni.
Zbardhje e dialogut:
“A e kuptoni se çfarë po ndodh këtu, jo mo jo sepse ti nuk e di se ka një nen të veçantë që do te raportojë për produket se ku do të shkojnë. Ku e kishe këtë ti përpara, ku do e çosh këtë produk përshembull në Kavajë”.

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391