INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS tërhiqet nga importi i mbetjeve, PD e LSI referendum

PS tërhiqet nga importi i mbetjeve, PD e LSI referendum

Publikuar më: 11:52 20-09-2017

Pas tërheqjes së mazhorancës socialiste nga shqyrtimi i projektligjit, i cili i hapte rrugë importit të mbetjeve, kjo çështje përballi shumicën dhe opozitën në komisionin e veprimtarisë prodhuese. Një prej firmëtarëve, kreu i komisionit Eduart Shalsi lajmëroi se tërheqja erdhi pasi drafti ka nevojë për diskutim më të gjerë.
Duart Shalsi:
“Nuk di si do ta tërheqim në aspektin ligjor por do të ketë diskutim të gjatë. Ka pasur abuzime dhe manipulime të opinionit publik për këtë nismë. Tërheqja pati pëlqimin e të gjitha palëve në komision: PD, LSI dhe PS,” tha Shalsi.
Por opozita demokrate kërkon që projektligji të rrëzohet në kuvend.
Florion Mima:
“Është në nderin tuaj dhe të forcës suaj politike të sillet në parlament dhe të rrëzohet me ligj. LSI ju ka kërkuar referendum. Silleni kërkesën këtu”.
Ndërsa partia e dytë më e madhe në opozitë kërkon mbajtjen e një referendumi popullor për çështjen e lejimit apo jo të mbetjeve të riciklueshme, duket se kjo nismë do të marrë dhe mbështetjen e partisë në pushtet.
Duart Shalsi:
“Unë do ta firmos i pari referendumin”.

Article Logic
Execution time: 0.0038530826568604