INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktorët tuaj të preferuar turq, “Omeri dhe dashuria e Ezel” kanë një surprizë për të gjithë ju [FOTO]

Aktorët tuaj të preferuar turq, “Omeri dhe dashuria e Ezel” kanë një surprizë për të gjithë ju [FOTO]

Publikuar më: 20:59 07-01-2018

Ata janë ndër aktorët më të kërkuar në Turqi, por janë bërë të famshëm edhe në vendin tonë falë serialeve të shumtë që jepen nëpër televizione të ndryshëm. Fama e tyre i ka kaluar kufijtë e Turqisë dhe të gjithë shqiptare i njohin falë roleve të tyre shumë të dashura në seriale të ndryshme. Por së fundmi një lajm surprizë ka ardhur nga bota e showbizit në Turqi pasi dy prej aktorëve më të dashur, duket se kanë nisur një lidhje të zjarrtë dashurie, larg syve të publikut.

Sipas “Hurriyet”, Cansu Dere e njohur si Zejnep e serialit “Nënë” apo Ejshan te seriali “Ezel” është dashuruar me aktorin Engin Akyurek, i cili njihet për rolin e Omerit në serialin “Diamante dhe Dashuri”.
Aktori 36-vjeçar prej kohësh nuk kishte dikë në jetën e tij, ndërsa 37-vjeçarja Dere i ka dhënë fund lidhjes së saj me të dashurin francez. 

Sipas medias turke, për të mos prishur magjinë e dashurisë, dy aktorët e dashur kanë preferuar të takohen larg syve të medias dhe publikut. E si pikë takimi mediat thonë se dy yjet e shoëbizit kanë zgjedhur shtëpinë e Akyurekut në pjesën aziatike të Stambollit.

bashk.png

Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613