INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksioni opozitar, Basha bën thirrje nga Fieri për protesta. Ka edhe një përgjigje për Ramën

Aksioni opozitar, Basha bën thirrje nga Fieri për protesta. Ka edhe një përgjigje për Ramën

Publikuar më: 14:17 06-01-2018

Kryetari i PD, Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës që do të mbajë opozita këtë fillim viti. Nga qyteti i Fierit ku ishte me rastin e 27-vjetorit të themelimit të degës lideri demokrat i është kundërpërgjigjur Ramës, i cili tha në mbledhjen e Asmablesë se opozita nuk e do Vettingun dhe Reformën.
“I bëjmë thirrje kurajos më të lartë të qytetarëve t’i bashkohen Partisë Demokratike për rrugën e daljes. Partia Demokratike do të tregojë me vepra dhe jo me fjalë se është gati t’i prijë shqiptarëve për të rikthyer shpresën se të nesërmen do ta ndërtojmë në vend”-ishte thirrja e liderit opozitar, i cili shtoi se demokratët nuk do ta lënë vendin peng të korrupsionit e krimit.

“Rama bëri fushate 1 vit duke akuzuar opozitën se nuk donte vettingun. Sot e zgjodhi kryeprokurorin pa vetting. Sepse e kanë jetike pengimin e reformës së vërtetë në drejtësi. Por ne nuk do ta lëmë vendin peng të korrupsionit, të krimit. Eshte iluzion per kedo qe te besoje se nje kryeminister i i kapur nga krimi, do te kete vullnet te luftoje krimin dhe dhe te beje reformen zgjedhore. E kunderta eshte e vertete” -deklaroi Basha. Sërish Basha ka sulmuar Tahirin dhe njerëzit e qeverisë së Ramës. “Saimiri Tahiri përfitoi miliona nga trafiku i drogës dhe është i lirë, ndërsa Estref Halili, i riu 22 vjecar, vari veten në burg një vit më parë për 2 gram hashash. Sot e gjithë qeveria është ngritur në këmbë për Saimir Tahirin, por asnjë nuk tha një fjalë për 22 vjecarin që ndërpreu jeteë për 1 cigare hashash. Edi Rama u bë edhe prokuror, edhe gjykatës për të mbrojtur Saimir Tahirin” deklaroi ai. Basha akuzoi se Tahirit iu kthye pasaporta dhe Sota u lirua, menjëherë pasi Rama zgjodhi kryeprokuroren e re Arta Marku. “Menjëherë pas emërimit të Ramës Kryeprokuror, Saimir Tahirit ia kthyen pasaportën. Orest Sota u la i lirë sepse Edi Rama e do me cdo kusht mbylljen e dosjes, sepse ky është fundi i qeverisjes së tij”-tha kryedemokrati.

Article Logic
Execution time: 0.0042479038238525