INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident në Fier, i riu i merr jetën drejtuesit të motoçikletës

Aksident në Fier, i riu i merr jetën drejtuesit të motoçikletës

Publikuar më: 10:52 03-01-2019

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e 3 janarit në autostradën Levan-Tepelenë.
Në afërsi të vendit të quajtur "24 Orëshi”, Mallakastër, shtetasi A.H, 27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, ka përplasur një motoçikletë.
Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motoçikletës, ende i pa identifikuar.
Aksidenti u shënua rreth orës 09:00 dhe policia shoqëroi në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi A.H.
Grupi hetimor po punon identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.004086971282959