INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Situata e detajuar në zonat me dëborë! Këshillat e policisë rrugore[VIDEO]

Publikuar më: 11:46 03-01-2019

Pothuajse të gjitha qarqet e vendit sot janë mbulura nga dëbora. Sipas Autoriteti Rrugor Shqiptar në disa rrugë drejtuesit e makinave duhet të bëjnë kujdes.
Rrugët që rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirw janë disa në Qarkun e Korçës, si Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë. Po kështu dhe në Qarku e Kukësit në aksin Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Bushtricë, Lusen-Domej qarkullimi duhet kryer me ndihmën e zinxhirëve.
Edhe në Dibër dhe Tropojë shumë akse dytësore janë mbulura nga dëbora, për pasojë drejtuesit e makinave duhet të tregojnë kujdes.
Në Dibrër, në Kuben-Vasie, vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen.
Në Rajonin Qendror në Tiranë, në zonën e Dajtit ka reshje të pakta bore dhe prezencë akulli. Në segmentet fundore të Qafë Priskë-Qafë Mollë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Edhe në aksin Librazhd-Stebleve, në segmentin fundor të tij në Lunik - Stebleve, ka rresh 15 cm borë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
Policia e qarkullimit rrugor këshillon që përdoruesit e rrugës të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirë në rrugët problematike.

Article Logic
Execution time: 0.0024731159210205