INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident fatal në Zyrih, mes të lënduarve dhe shqiptarë

Aksident fatal në Zyrih, mes të lënduarve dhe shqiptarë

Publikuar më: 12:57 16-12-2018

Një aksident fatal ka ndodhur në Zyrih. Është shënuar një i vdekur dhe dhjeta të plagosur. Autobusi i mbushur plot me pasagjerë është përplasur rreth orës 04:15 minuta sapo kishte kaluar qytetin e Zyrihut.

Autobusi ishte nisur nga Genova dhe kishte si destinacion përfundimtar Duseldorfin. Në këtë mjet udhëtonin edhe dy shqiptarë, që mësohet se kanë mbetur të plagosur.
Autobusi është përplasur me një mur. Për pasojë ka mbetur i vdekur një person, 44 të tjerë janë plagosur.
Të gjithë janë dërguar në spitalin e Zyrihut, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, mes të cilëve janë dy shoferët e autobusit.

Article Logic
Execution time: 0.0039150714874268