INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident i rëndë në Gjermani, mes të lënduarve dhe një shqiptar

Aksident i rëndë në Gjermani, mes të lënduarve dhe një shqiptar

Publikuar më: 11:47 27-11-2018

Në Gjermani ka ndodhur një aksident i rëndë. Për pasojë janë plagosur pesë persona mes tyre një shqiptar. Mësohet se katër prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë.

Aksidenti është shkaktuar nga një makinë e drejtuar nga një 22-vjeçar nga Serbia, i cili ka qenë duke udhëtuar në korsinë e kundërt në autostradë. Ndërmjet kryqëzimit të autostradës Werl dhe kryqëzimit Werl-Süd, për shkaqe ende të paqarta, ai ka dalë nga ana djathtë e rrugës duke goditur barrierën e autostradës dhe ka ndaluar në një argjinaturë.
Gjatë këtij aksidenti, shoferi është lënduar lehtë. Katër bashkudhëtarët e tjerë, një 18-vjeçare, një vajzë 8 vjeç nga Bad Wünnenbergu, një djalosh 21-vjeçar nga Büreni dhe një 22-vjeçar shqiptar, kanë pësuar plagosje të rënda.

Article Logic
Execution time: 0.0038890838623047