INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident i rëndë tek Ura e Maliqit, vdes i riu 24-vjeçar

Aksident i rëndë tek Ura e Maliqit, vdes i riu 24-vjeçar

Publikuar më: 10:06 29-11-2018

Një akisdent me një të vdekur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Maliq-Korçë. 

Policia ka bërë të ditur se një automjet nga dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Devoll, e si pasojë drejtuesi i mjetit, Gjergji Elmazi 24 vjeç ka ndërruar jetë. 

Polumbarët të mbërritur nga Tirana gjetën trupin e pajetë të të riut.

Ai nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të bllokimit në makinë.

Dyshimet e para janë se i riu ka humbur kontollin e automjetit, e si pasojë ka rënë në lum.

 

Njoftimi i Policisë:

Informacion paraprak

Korçë

Më datë 29.11.2018, rreth orës 03:45, në aksin nacional Maliq-Korçë, tek ura në dalje të Maliqit, një automjet veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, por për shkak të thellësisë së madhe të ujit, nuk është bërë e mundur nxjerrja e mjetit.
Pritet ardhja e polumbarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0037949085235596