INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Statistika të frikshme! Droga e Vlorës ka “zhdukur” mbi 80 persona 3 vitet e fundit

Statistika të frikshme! Droga e Vlorës ka “zhdukur” mbi 80 persona 3 vitet e fundit

Publikuar më: 22:49 28-11-2018

Si pasojë e trafikut të drogës, nga viti 2015 deri tani rezulton një nuymër i lartë rrëmbimesh në qytetin e Vlorës. Është prokurorja Flora Çela ajo që ka zbulluar statistikat zyrtare në emisionin Top Story ku u shpreh:

“Rezulton se numri i personave të raportuar, të zhdukur, të humbur, nga familjarët… nga viti 2015 deri tani, ka pasur një numër rreth 80 referimesh”, – thotë prokurorja Flora Çela.

Nga denoncimet e familjarëve organet ligjzbatuese kanë evidentuar vetëm katër raste për ekzistencën e veprave penale, atë të trafikimit të lëndëve narkotike dhe të rrëmbimit të personit.

“Dy raste janë aktualisht nën hetim, sepse dyshohet për element të një vepër penale, ndërsa në dy rastet e tjera në vitin 2016, 2017. Në një rast është dyshuar për element të veprës penale të trafikimit të lëndëve narkotike, pra që personi kishte lidhje me këtë pjesë. Ashtu dhe një rast tjetër të veprës penale rrëmbim personi që lidhej gjithashtu me element trafikimi”, – thotë prokurorja.

fiks.png

Article Logic
Execution time: 0.0036060810089111