INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident fatal në Korçë, makina përplas për vdekje çiftin e të moshuarve

Aksident fatal në Korçë, makina përplas për vdekje çiftin e të moshuarve

Publikuar më: 19:01 04-12-2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në aksin Korçë-Pogradec.

Një makinë ka përplasur për vdekje një çift të moshuarish në fshatin Vloçisht.

Këmbësorët po ecnin anës rrugës kur mjeti shkaktoi aksidentin fatal.

Mësohet se burrë e grua u transportuan me urgjencë në drejtim të spitalit të Korçës, por humbën jetën si pasojë e plagëve të rënda.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për të zbardhur më tej ngjarjen.

Article Logic
Execution time: 0.0035412311553955