INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Franca pezullon taksën e naftës, por a u bindën jelekët e verdhë

Franca pezullon taksën e naftës, por a u bindën jelekët e verdhë

Publikuar më: 18:48 04-12-2018

Jelekët e verdhë në Francë ja dalin të bindin qeverinë. Pas shumë ditësh protestash qeveria franceze do të pezullojë taksën e karburantit taksë e cila nxiti reagime të ashpra të qytetarëve francezë. Por jelekët e verdhë sipas mediave nuk do ta pranojnë këtë tërheqje të qeverisë.

Edhe pse presidenti Macron pak ditë më parë ishte i vendosur duket se protestuesit ja dolën të kthejnë mbrapa kreun e Champs Elysees. Ishte kryeministri Eduard Philipe i cili lajmëroi pezullimin e rritjes së taksave të karburantit.

“Ne duhet të ndryshojmë dicka” u shpreh Philipe duke konfirmuar se për 6 muaj do të pezullohet rritjen e çmimit të karburanteve, dritave dhe gazit

“Populli francez me jelekë të verdhë e do padyshim vendin e tij. Ne ndajmë të njëjtat vlera e parime. Por, dhuna duhet ndalur me çdo kusht. Roli kryesor i shtetit është të garantojë rendin publik, ndërsa na duhet të luftojmë ndaj çdo gjëje që rrezikon unitetin e kombit tonë. Do të duhej të ishe i shurdhët ose i verbër për të mos parë këtë zemërim. Nëse nuk arrita ta shpjegoj, nëse shumica qeverisëse nuk arriti të bindë francezët, atëherë diçka duhet të ndryshojë", u shpreh kryeministri.

Kujtojmë se protestat paralizuan qytetet kryesore të Francës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Një skenë lulfte u peëshkruan rrugët e Parisit.

Protestuesit, që u mbiquajtën edhe si “jelekët e verdhë”, e nisën me protesta paqësore por shpejt demonstratat u kthyen në të dhunshme dhe u përhapën në mbarë vendin si irritim ndaj politikave qeveritare të presidentit Emmanuel Macron. Nuk kishte një lider mes tyre gjithcka nisi me thirrje në rrjetet sociale.

Të paktën tre persona raportohen të kenë vdekur dhe qindra të tjerë janë arrestuar që prej nisjes së trazirave.“Jelekverdhët” u quajtën të tillë, sepse e nisën protestën e tyre në rrugë duke mbajtur veshur pikërisht jelekun e kërkuar me ligj që të jetë i pranishëm në çdo automjet në Francë.

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383