INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Franca në prag të emergjencës kombëtare

Franca në prag të emergjencës kombëtare

Publikuar më: 14:41 02-12-2018

Protestat e dhunshme në Paris kundër rrritjes së çmimit të karburanteve kanë detyruar Presidenti francez të mbajë një takim krize.

Emmanuel Macron do të mbajë këtë takim, pasi Franca duhet të vendosë një gjendje të jashtëzakonshme, shkruan Daily Mail.

Protestat filluan si një rebelim kundër çmimeve të karburantit, por janë rritur duke kulmuar më pas me trazira civile dhe dhunë.
Protestuesit e dhunshëm pushtuan dje qendrën e Parisit dhe bllokuan makina, shkatërruan dritare te klubeve dhe u përleshën me policë të cilët gjuanin me gaz lotsjellës dhe uji në Champs-Elysees. Këto janë konsideruar trazirat më të vështira urbane të Francës prej më shumë se një dekadë.
Tubimet u përhapën në të gjithë vendin dhe përfunduan me 133 të lënduar, përfshirë 23 oficerë policie dhe 412 të arrestuar.
Sot pritet që qeveria franceze të vendose apo jo gjendjen e jashtëzakonshme për t'i dhënë fund dhunës, pasi Presidenti Emmanuel Macron u zotua të çojë para drejtësisë protestuesit.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0047130584716797