INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri i Jashtëm serb, po ‘’humbim’’ Kosovën

Ministri i Jashtëm serb, po ‘’humbim’’ Kosovën

Publikuar më: 14:11 02-12-2018

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka qënë i ashpër në lidhje me masat që ka marrë qeveria e Kosovës. Ai së fundmi në një intervistë për të përditshmen serbe ‘Kurir’ ka folur për taksën 100% të Kosovës ndaj produkteve serbe.

Ai tha se s’mund të ketë dialog pa heqjen e kësaj takse. Ndërsa pranon që ‘po e humbin Kosovën’. Daçiç ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të bëj presion për heqjen e pakuptimtë të taksës ndaj produkteve serbe.
Ndërsa në pyetjes se a vazhdon që Prishtina ta ketë ende përkrahjen e fuqive botërore pas vendosjes së taksës, ministri serb u përgjigj:
“Ndoshta e kishte, por nuk e ka më. Serbia nuk e marrë ndonjë kundërmasë sepse ne respektojmë marrëveshjet,” u shprehë Daçiç. Kurse për deklaratën e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se taksa nuk hiqet deri në momentin kur Serbia ta njohë Kosovën, Daçiç tha se Haradinaj flet për shumë gjëra që nuk ndodhin.
“Çdo ditë pa një zgjidhje, ne jemi një ditë më afër humbjes së Kosovës”, përfundoi Ivica Daçiç.

Article Logic
Execution time: 0.0034859180450439