INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UNAZA E RE/ Banorët e Shkozës bëjnë paralajmërimin e fortë: Me ne do të keni luftë nëse...

UNAZA E RE/ Banorët e Shkozës bëjnë paralajmërimin e fortë: Me ne do të keni luftë nëse...

Publikuar më: 19:37 04-12-2018

Vazhdon protesta për Unazën e Re. Banorët e Shkozës, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe vazhdojnë me rezistencën e tyre.

Ata kanë bllokuar rrugët dhe qëndrojnë si pararojë përballë fadromave.

Në mbështetje të tyre janë edhe deputetë të opozitës.

Një banor shprehet për mediet: I drejtohem qeverisë. U bënë tre gabime shumë të rënda. Projektin e fute nëpër shtëpia, prishe shtëpitë pa qenë të zotët e shtëpisë aty, sot bërë terrorin më të madh se prishe shtëpinë natën me kalamaj brenda. Hajdeni uluni me popullin, nëse jeni kundër nesh na thoni. Po na erdhët edhe njëherë si sot, me ne keni luftë, nuk ke më protestë.
Ndërkohë gjatë protestës ka folur dhe deputeti Aldo Bumçi. Ai ka thënë se duhet të mbrojmë këta familjarë. Duhet të mbrojmë dhe shtëpitë e tyre.

Ai gjithashtu i bën thirrje qytetarëve që të dalin dhe të rrethojnë Kryeministrinë, ajo është zgjidhja e vetme.

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717