INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident rrugor në Devoll, humb jetën mësuesi

Aksident rrugor në Devoll, humb jetën mësuesi

Publikuar më: 11:45 19-12-2018

Një aksident rrugor i merr jetën një mësuesi në Korçë. 

Një mësues ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa 4 persona të tjerë mbetën të plagosur. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Devoll, në aksin rrugor Miras-Arrëz, në një terren tepër të vështirë.
Nga informacionet paraprake raportohet se mësuesi dhe 5 persona të tjerë ishin duke udhëtuar me një makinë fuoristradë. Fatmirësisht mësohet se personat e tjerë që kanë mbetur të plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Article Logic
Execution time: 0.0039589405059814