INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndotja në Shqipëri në nivele katastrofike

Ndotja në Shqipëri në nivele katastrofike

Publikuar më: 10:48 03-01-2019

Një raport i Këshillit Ekonomik dhe Social pranë Kombeve të Bashkuara tregon se Shqipëria raportoi një tejkalim të emetimeve të shifrës së oksideve të azotit me 82 për qind në raport me vitin bazë të marrë si referencë. Komiteti që bën rishikimin për përmbushjen e detyrimeve nga ana e vendeve pjesëmarrëse ka marrë në analizë vendin tonë në disa takime duke nxjerrë edhe konkluzionet për masat që janë marrë.

Kështu sipas këtij Komiteti paraqitja e të dhënave për emetimin oksidet e azotit NOx të marra nga Shqipëria në 2017 tregoi një tejkalim të nivelit të emetimeve të vitit bazë me rreth 48 përqind: viti bazë për Shqipërinë lidhur me emetimet e oksidit të azotit tregon 22.36 kiloton ndërsa në 2015 këto emetime arritën 33.1 kiloton.
“Ky informacion duket se sugjeronte se Shqipëria nuk po përmbushte detyrimet e saj lidhur me nenin 2 paragrafi 1 i protokollit lidhur me kontrollin e emetimeve të oksideve të azotit. Komiteti e shqyrtoi këtë kërkesë në seancën e 39. U vu në dukje progresi i bërë nga Shqipëria lidhur me raportimin e të dhënave të saj. Komiteti vendosi që do të rishikonte pajtueshmërinë e Shqipërisë në 2018 dhe kërkoi nga sekretariati që të dërgonte një letër ku të ftonte palën që deri në 20 mars të dërgonte informacion mbi masat që do merrte në mënyrë që të përmbushte detyrimet për uljen e emetimeve nën protokollin e oksideve të azotit.
Në seancën e 40 komiteti nënvizoi me keqardhje se Shqipëria nuk kishte paraqitur të dhënat për emetimet në vitin 2018.
Në sesionin e 41 duket se Shqipëria nuk është treguar indiferente dhe ka raportuar shifrat e saj zyrtare. Paraqitja e fundit e të dhënave për emetimet e NOx nga ana e Shqipërisë sipas raportit tregoi një tejkalim të emetimeve të vitit bazë me rreth 82 për qind, në vitin 1987, viti bazë për Shqipërinë, emetimet e NOx ishin 22 kiloton, ndërsa në vitin 2016 emetimet arritën 40.8 kilotonë.

Article Logic
Execution time: 0.0050048828125