INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ballkani ‘’mbulohet’’ nga një tym i rrezikshëm toksik

Ballkani ‘’mbulohet’’ nga një tym i rrezikshëm toksik

Publikuar më: 11:40 08-12-2018

Stina e dimrit po ndikon negativisht në cilësinë e ajrit në rajon. Diegia e qymyri po mbulon Ballkanin. Qytetet kryesore po mbushen me një smog toksik duke i kthyer nga më të ndoturit në planet. Nivelet e ndotjes në Ballkan kapën shifra alarmante në fillim të dhjetorit.

Sipas monitorimit të AirVisual kryeqyteti maqedonas, Shkupi u rendit i treti më i ndotur në botë dhe Sarajeva ishte i pesti. Edhe një pjesë e qyteteve në vendin tonë në dimër kanë problem me ndotjen e ajrit kryesisht ato në verilindje për shkak të zjarrit që ndezin, pasi përdorin dru dhe qymyr.
Ndërkaq një raport i OKB–së bëri të ditur se emetimet e karburanteve fosile duhet të reduktohen në 12 vitet e ardhshme për të kufizuar rritjen e temperaturës globale.

Shpenzimet ekonomike janë të larta në rajonin e varfër dhe një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thekson se ndotja i kushtonte vendeve të Ballkanit Perëndimor më shumë se 55 miliardë dollarë dhe shkakton më shumë se 36.000 vdekje të parakohshme.
Problem sipas OBSH-së është fakti se deri më tani shtete nuk kanë bërë përpjekje të mëdha për të frenuar ndotjen. Vetëm Ministria maqedonase e Shëndetësisë ka njoftuar se do shpërndarje maska për 43.000 të sëmurë kronikë.

Article Logic
Execution time: 0.0038309097290039