INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Apeli i ish deputetes, të rikthehet ligji me vdekje për vrasjen e grave![FOTO]

Apeli i ish deputetes, të rikthehet ligji me vdekje për vrasjen e grave![FOTO]

Publikuar më: 10:37 03-01-2019

Disa vrasje grash kanë ndodhur në tre ditët e para të këtij viti të ri. Po një natë më parë në Bllash janë shënar dy viktimat, Gentiana Caushaj 31-vjeçe, gruaja e autorit të krimit dhe motra e saj Merisa Caushaj 18-vjeçe. Motivi që shtyu Gazment Musta 34-vjeç të merrte dy jetë, ka qenë banal, xheloizia.
Për këtë arsye ish-deputetja e partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë. Me anë të një statusi në Facebook, ish-deputetja demokrate shkruan se kjo ishte një nga ngjarjet më të rënda në këto ditë festash dhe kërkoi rikthimin e burgt të përjetshëm për vrasësit e grave.

Ja postimi i Hajdarmatajt:
Krimi ndaj grave na tronditi zemrën këtë fillim viti.
Ngjarje më të rëndë, në atmosferën ende të festës, nuk mund të ndodhte. Një burrë dhe baba pa gjak, mori jetën e një nëne dhe të një vajze të re.
Bilanci i dhunës ndaj grave nisi në mënyrë të frikshme. Më tepër se kurrë i domosdoshëm burg i përjetshëm për vrasësit e grave.

moz.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039100646972656