INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Agim Nesho: Marrëveshja e detit nuk mund të përfundojë për 3-4 muaj, diçka po luhet [VIDEO]

Agim Nesho: Marrëveshja e detit nuk mund të përfundojë për 3-4 muaj, diçka po luhet [VIDEO]

Publikuar më: 20:45 21-02-2018

Diskutimet në lidhje me marrëveshjen e detit kanë qenë dhe janë në fokusin e çdo medie. Deklaratat e kryeministrit Rama, janë komentuar gjerësisht nga shumë opinionistë dhe politikanë të opozitës.

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, Agim Nesho ish-ambasador I Shqipërisë në OKB, u shpreh se në këtë mes po luhet diçka jo e mirë. Sipas tij kjo marrëveshje nuk mund të përfundojnë për 3-4 muaj.

Ai u shpreh se për të fituar rolin e protagonistit, që tashmë Rama e ka fituar, na u krijua ideja që ai po bënte bilancin e marrëveshjes së vjetër mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke menduar se do të kthente vërtet dinjitetin kombëtar. Por sipas zotit Nesha, Rama i ka bërë shumë shpejt procedurat të cilat kërkojnë një kohë relativisht të gjatë dhe jo 2-3 muaj.

“Këtu vihet një pikëpyetje shumë e madhe”, u shpreh ish-ambasadori I Shqipërisë në OKB.

Ai mendon se kjo situatë e krijuar tashmë, është e lidhur me protagonizmin e lidershipit aktual në Shqipëri.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0041420459747314