INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledion Liço falenderon Zotin që gjithçka kaloi!

Ledion Liço falenderon Zotin që gjithçka kaloi!

Publikuar më: 18:27 08-03-2016

Ishte një periudhë e vështirë, por tashmë ka mbetur pas.

Fundja për kë është e lehtë periudha e adoleshencës? Kryesisht të gjithë djemtë shëmtohen, kanë një lëkurë të mbushur me irritme, mjekër të paplotë, zë të mbytur...e thënë thjesht, një tmerr i vërtetë! Duket se edhe për Ledionin kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë, me çfarë na thotë vetë ai. Prezantuesi i njohur ka publikuar kartën e tij të bibliotekës që i përket vitit 2002, kur ai ishte vetëm 16 vjeç. Edhe pse nuk do thonim se është një foto për të cilën mund të turpërohesh, duket qartë që është pak larg imazhit që ka krijuar sot. Krahas fotos ai ka vendosur edhe mbishkrimin në anglisht, duke thënë se është falenderues që kjo kohë ka kaluar. Megjithatë Ledioni e tregon që nuk ka komplekse dhe pavarësisht të gjithave, e nxorri në dritë këtë anë të panjohur të tij, atë që çdo djalë e kalon.

Article Logic
Execution time: 0.0040030479431152