INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bes Kallaku i “bën dalje” mamit: Babi, ti nuk je vetëm!

Bes Kallaku i “bën dalje” mamit: Babi, ti nuk je vetëm!

Publikuar më: 16:12 08-03-2016

Ishte një ditë intensive 8 marsi në rrjetet sociale, dhe të mendosh nuk ka mbaruar ende.

Të gjithë personazhet e famshëm u vunë përpara tastierës së celularit për të shprehur dashurinë dhe urimet e tyre kundrejt nënave, me një foto të grave që i sollën në jetë, e cila natyrisht nuk mund të mungonte. Të gjithë përveç Bes Kallakut. Ai nuk ra pre e euforisë së 8 marsit dhe iu bashkua të vetmit person që sot nuk po merrte vëmendje, babit. Në kërkim të “barazisë gjinore”, Besi i bashkohet babait të tij duke i thënë se ai nuk është i vetëm, si në përpjekje për të vënë drejtësi. Aktori i humrit ka publikuar gjithashtu një foto përkrah babait, ku duken si pasqyrime në mosha të ndryshme. Kishte ardhur koha që dikush ta ngrinte zërin...

Article Logic
Execution time: 0.0034708976745605